Griezmann tregon se si po motivohen Atletico për ndeshjen ndaj Juventus

Atletico Madrid do të ketë një nga sfidat më të vështira të sezonit këtë mesjavë, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

18/02/2019 21:45

Skuadra nga Madridi për kundërshtar do të ketë kampionët e Serie A, Juventus, në një prej ndeshjeve që cilësohet si më interesantet.

Për këtë ndeshje, sulmuesi fenomenal i Atletico, Antoine Griezmann ka treguar se si po motivohen lojtarët.

“Na jep ne një motivim më të madh” ka thënë Griezmann, duke iu referuar faktit se finalja e këtij kompeticioni do të luhet në ‘Wanda Metropolitano’, transmeton lajmi.net.

“Aty ka gjithmonë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe ajo është çka ne na duhet. Një finale në shtëpi do të ishte festë për të gjithë ata që janë të lidhur me Atleticon” ka thënë tutje francezi.

“Rruga do të jetë shumë e vështirë por ne do të japim maksimumin. Do të bëjmë të gjitha me fuqitë tona që të arrijmë atje” ishin fjalët e Griezmann.

Sigurisht se nuk mund të flasim për favorit kur kemi të bëjmë me dy skuadra si Juve e Atletico, megjithatë, italianët janë duke kaluar në një super formë dhe të gjithë sytë janë nga ata. /Lajmi.net/