Griezmann tha se Uruguai është shtëpia e tij e dytë, Suarez ia kthen “ashpër”

.

Sport

04/07/2018 22:13

Luis Suarez ka thënë që Antoine Griezmann nuk e di se çfarë do të thotë të jesh uruguaian.

Këto deklarata të Suarez erdhën pasi që Griezmann tha se Uruguai është shtëpia e tij e dytë, ku ka shumë miq, përcjellë “Lajmi.net”.

“Griezman nuk e di çdo të thotë të jeshë uruguaian. Ai thotë se është gjysmë-uruguaian, por unë them se ai është francez”, deklaroi Suarez.

“Antoine nuk e di kush jemi ne apo çfarë duhet të bëjmë për të pasur sukses në futboll”.

“Atij i pëlqejnë kostumet tona dhe flet të njëjtën gjuhë, por ne ndihemi ndryshe”, shtoi ai. /Lajmi.net/