Griezmann te Barcelona? Valverde jep përgjigjen!

Ernesto Valverde ka komentuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Sport

03/03/2018 13:29

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka komentuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Ai ka lavdëruar reprezentuesin francez por nuk e konfirmoi interesimin e klubit katalan për transferimin e tij.

“Griezmann është futbollist i madh dhe është në formë, por luan në një tjetër ekip”, deklaroi Valverde në konferencë për media para ndeshjes me Atletico Madridin, të dielën, përcjell “lajmi.net”.

“I takon një skuadre kundërshtare me të cilën do të takohemi të dielën, nuk më duket korrekte të flas për të”, u shpreh ai. /Lajmi.net/