Griezmann te Barcelona? Deklaratë shumë interesante nga Simeone

"Nuk e kam imagjinuar kurrë Griezmann me fanellën e Barcelonës".

Sport

11/09/2018 19:14

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur rreth transferimit eventual të Antoine Griezmann te Barcelona.

Ai deklaroi që nuk e imagjinonte assesi francezin nën fanellën e katalunasve, përcjellë “Lajmi.net”.

“Sinqerisht, nuk e kam imagjinuar kurrë Griezmann me fanellën e Barcelonës”, deklaroi Simeone.

“Gjithmonë e kam ndjerë brenda vetes se ai dëshironte të qëndronte me ne. Isha në Los Anxhelos me pushime dhe i telefonova”.

“Ai më tha se donte të vazhdonte karrierën me ne. Nuk kisha përse mos i besoja. Në fund e mbajti fjalën”, shtoi ai. /Lajmi.net/