Griezmann “shtang” Barcelonën: Shpresoj të fitojë edhe më shumë tituj me Atleticon

Griezmann pret edhe shumë tituj me Atleticon.

Sport

16/05/2018 23:53

Antoine Griezmann ka folur pas triumfit në finalen e Kupës së Evropës.

Francezi deklaroi që kundërshtari ishte shumë i fortë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam larguar nga shtëpia kur isha 14 vjeç sepse doja një vend ku të fitoja më shumë trofe. Kjo është kupa e dytë dhe me Atleticon dhe shpresoj të vijnë akoma më shumë”, deklaroi Griezmann.

“Marseille ishte një ekip shumë ofensiv, por ne bëmë detyrën tonë dhe u mbrojtëm mirë”.

“Ne shfrytëzuam më së miri gabimet e tyre. Këtë paraqitje në fushë e kam arritur vetëm me besim, dhe me gjakftohtësi”, shtoi ai. /Lajmi.net/