Griezmann – Real Madrid, lajm i ‘çmendur’ nga Spanja (FOTO)

Antoine Griezmann kërkohet nga Atletico Madrid.

Sport

21/09/2017 11:52

Real Madrid ka një ide interesante për një përforcim të ri.

Mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Reprezentuesi francez kërkohej nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, viti 2018 mund ta gjejë atë si pjesë e rivalit të madh nga Madridi.

Griezmann në kontratën e tij me Atletico Madridin ka dëmshpërblim që i mundëson të largohet nga klubi për një ofertë prej mbi 100 milionë euro. /Lajmi.net/