Griezmann: Po, ky mund të jetë klubi im i ri nga viti 2018

Antoine Griezmann ka theksuar se e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë, te ekipi i Manchester United.

Sport

29/11/2017 07:22

Antoine Griezmann ka pranuar se mund të largohet nga Atletico Madrid.

Sulmuesi francez po ashtu ka theksuar se e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë, te ekipi i Manchester United.

“Manchester United është një mundësi”, deklaroi Griezmann për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Por, edhe pse e dua shumë Paul Pogban, kjo nuk do të ndikojë në vendimin tim final”, u shpreh ai. /Lajmi.net/