Griezmann: Kjo është diçka që nuk e kam menduar as në ëndërr

Antoine Griezmann ka shprehur gëzimin pas kualifikimit në finalen e Kampionatit botëror 2018.

Sport

11/07/2018 10:40

Antoine Griezmann ka pranuar se kurrë nuk e kishte menduar se do të luajë në finalen e një Botërori.

Por, sulmuesi kryesor i “Trekolorëve” ka thënë se i pret edhe një ndeshje, për titullin e kampionit të botës.

“Nuk e kam menduar as në ëndërr”, deklaroi Griezmann pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Por, duhet të mbetemi të përqëndruar sepse na pret edhe një ndeshje”, u shpreh ai. /Lajmi.net/