Griezmann ka një lajm të mirë për Barcelonën

Antonio Griezmann dëshiron t’i bashkohet Barcelonës në sezonin e ardhshëm.

Sport

12/03/2018 19:32

Lajmi është bërë i ditur nga ‘Le10Sport’, e cila në një lajm ekskluziv thotë se Griezmann dëshiron të ruaj marrëveshjen që ka me Barcelonën, duke refuzuar ofertën për rinovim nga Atletico Madrid.

Francezi që po kalon momentin më të mirë të sezoni, ku në 13 ndeshjet e fundit ka shënuar 13 gola, ka klauzolë prej 100 milionë euro, dhe kjo ka bërë që të tërheq interesimin e klubeve të mëdha si Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid.

Por, sipas ‘Le10Sport’, Griezmann nga sezoni i ardhshëm dëshiron të vesh fanellën e Barcelonës./Lajmi.net/