Griezmann i gatshëm të shkojë në Majami nëse Beckham e dëshiron

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka dhënë një deklaratë shokuese për tifozët e Atleticos.

Sport

08/09/2018 16:44

Francezi është shprehur i gatshëm të iki në drejtim të SHBA, në rast se legjenda David Beckham e dëshiron në klubin e tij.

“Nëse Beckham më do në klubin e tij, atëherë do të shkoj.  Dua ta përfundoj karrierën time në SHBA. Nuk e di ende nëse do të jetë Miami apo Los Angeles. Janë dy qytete të mëdha, më pëlqen kultura atje” ishin fjalët e Griezmann për “L’Equipe”.

Griezmann dje ka deklaruar se dashuria e tij për klubin është shumë e madhe, dhe ka bërë që ta refuzojë edhe një klub si Barça, por duket se fundin e karrierës e sheh diku tjetër. /Lajmi.net/