Griezmann flet për transferimin te Manchester United

Antonio Griezmann ka thënë se mundësitë e tij për t’u transferuar te Manchester United, janë 60 për qind.

Sport

22/05/2017 21:09

26 vjeçari i ftuar në një emision në Francë, ka deklaruar se e ardhmja e tij do të vendoset brenda dy jave.

Ylli francez ka klauzolë 100 milionë euro, dhe Manchester United është skuadër që ka shprehur gatishmërinë për t’ia paguar atë shifër Atletico Madridit.

“E ardhmja ime do të vendoset brenda dy jave”, ka deklaruar Griezmann.

I pyetur se nga një deri në dhjetë sa janë mundësitë për t’u transferuar te Real Madrid, ai është përgjigjur:”6”.

Griezmann Atletico Madridit iu bashkua në verën e vitit 2014, dhe në këto tre sezone ka arritur të regjistroi 111 paraqitje, duke shënuar edhe 60 gola./Lajmi.net/