Griezmann: E kisha të vështirë ta refuzoja Barcelonën

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka folur rreth ofertës që Barcelona i bëri gjatë kësaj vere.

Sport

07/09/2018 18:31

Francezi ka bërë të ditur se ishte zgjedhja më e vështirë për të për ta refuzuar një skuadër si Barcelona, mirëpo si duket dashuria për klubin aktual është shumë e madhe.

“Është me të vertetë e vështirë t’i thuash jo një klubi si Barcelona, por jam shumë i lumtur këtu. Është shtëpia ime dhe dua të bëjë diçka të madhe këtu” ishin fjalët e Griezmann.

Barca e kërkoi me ngulm lojtarin, për të cilin edhe Messi është shprehur se do të kishte dëshirë të luante me të. /Lajmi.net/