Griezmann doli dje në konferencë me flamur të Uruguait, kjo është arsyeja

Griezmann e dashuron Uruguain.

Sport

16/07/2018 11:29

Antoine Griezmann u paraqit me flamur të Uruguait pas fitores në finalen e Kupës së Botës me Francën.

Ai kishte thënë pas ndeshjes ndaj Uruguait, se ka respekt të madh për këtë vend, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë kam respekt të madh për ta. Kam punuar me shumë persona nga Uruguai”, pati thënë Griezmann.

“Nuk desha të festoja golin para tyre. E dua kulturën dhe njerëzit nga Uruguai”, ishin fjalët e Griezmann.

I pyetur për triumfin e djeshëm, francezi u shpreh: “Nuk e kam kuptuar ende çfarë do të thotë të jesh kampion bote”. /Lajmi.net/