Griezmann befason me përgjigjen e tij kur pyetet nëse do të kalojë te Reali

Atletico Madrid dhe tifozët e kësaj skuadre mund të ndihen më të qetë, pasi ylli i tyre, Antoine Griezmann, nuk do t’i bashkohet Real Madridit.

Sport

22/05/2017 22:55

26 vjeçari që po kërkohet edhe nga Manchester United, ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që t’i bashkohet Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.

Këtë e ka deklaruar Griezmann gjatë një interviste për një televizion francez.

Në pyetjen se sa janë mundësitë që gjatë verës të kaloi te Real Madrid, Griezmann është përgjigjur shkurt dhe qartë:”Zero”./Lajmi.net/