Grida Duma drejtë humbjes në Durrës, socialisti Dako udhëheq me 10 mijë vota

Kandidati i majtë Vangjush Dako vijon të ruajë një avanzh të ndjeshëm me rreth 10 mijë vota kundrejt Grida Dumës së PD-së në bashkinë e Durrësit.

Lajme

23/06/2015 10:40

Deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, grupet e numërimit kanë numëruar 207 QV nga 310 që janë gjithsej.

Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dako i PS-së deri tani ka 37.407 vota, ndërsa Duma 27.288 vota.

Thirrjes për të votuar iu përgjigjën 66.499 qytetarë durrsakë, ose 42.90% e popullsisë.