Grezda tregon se në cilën ligë dëshiron të transferohet

Eros Grezda është një nga elementët më të spikatur të Kombëtares, i cili në sulm me depërtimet dhe shpërthimet e tij, ka bërë mirë këtë sezon edhe tek Osijeku në kampionatin kroat.

Sport

11/05/2018 20:41

Në një intervistë për Super Sport, ai shprehet se ka kaluar një periudhë jo të mirë kohët e fundit, prej një dëmtimi që e ka mbajtur për më shumë se një muaj jashtë fushe, që prej asaj ndeshjeje miqësore me Norvegjinë.

“Që nga momenti i dëmtimit, në total rikuperimi im shkoi 40 ditë. Kam luajtur në dy ndeshjet e fundit dhe shpresoj të rikthehem në formën më të mirë. “Vërtetë gjithmonë pres me padurim që të vesh fanellën e Kombëtares. Po punoj që të kthehem në formë për miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës”, deklaroi sulmuesi gjakovar.

Grezda ka edhe një koment për aventurën që po kalon këto momente në Kroaci: “Edhe vendi i katërt në kampionat është i kënaqshëm, pasi na dërgon në Europë. Në dy javët e ardhshme do të mësohet edhe fati im. Kampionati që më pëlqen më shumë është padyshim ai gjerman.”