Grezda ka një lajm fantastik për Shqipërinë

Eros Grezda është afër rikthimit te skuadra kuq e zi.

Sport

27/06/2018 09:15

Eros Grezda ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin dedikuar Botërorit “Ruski Bar”, në Supersport 2, ku diskutoi jo vetëm për “Rusi 2018”, por edhe për formën e tij sportive.

“Rikuperimi ka ecur vërtetë mirë. kemi 10 ditë që kemi nisur përgatitjet në fushë dhe në muajin shtator do të jetë e sigurt që do të jem në dispozicion të Panuccit dhe Shqipërisë”, deklaroi Grezda.

Sulmuesi shqiptar është në qendër edhe të merkatos, pasi me shumë gjasa do të largohet nga kampionati kroat këtë verë, për të shkuar në një kampionat më të fortë.

“Jam ende në fazë rikuperimi, por edhe merkatoja vijon, Duhet të jem në 100 % dhe pastaj të shohim se çfarë do na sjellë e ardhmja. Bundesliga është kampionati ku unë mendoj se do të ndihesha më mirë, por jam i hapur për një aventurë në kampionatet kryesore të Europës”, tha Eros Grezda.