Greta Koçi zbulon si e ftoi në hotel futbollisti i Kombëtares Shqiptare

Greta Koçi së fundmi ishte e ftuar në emisionin 'Xing me Ermalin'.

ShowBiz

23/09/2018 21:03

Ajo foli rreth karrierës së saj muzikore duke cituar faktin se vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ngjeshur me punë, transmeton lajmi.net

Ndër të tjera Greta ka habitur kur zbuloi se njëri prej futbollistëve të Kombëtares shqiptare e ka ftuar në hotel.

Po të tregoj për këtë futbollistin. Më shkruan dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thash faleminderit. U mbyll ajo bisedë. Pas një muaji nga ora 10 e 30 e natës më shkruan ky dhe më thotë që kishte ardhur në Tiranë dhe ishte në një restorant që ka edhe hotel. Dhe unë i kthehem duke i thënë: Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve. “A po vjen dhe ti” ma kthen ai. Dhe unë i them: Përse të vi? Ke nevojë për ndonjë ambulancë, je sëmurë, të është prishur makina, të njoftoj policinë? Dhe ai i shtangur për shumë orë s’më ktheu përgjigje. Por më pas më shkruan: Më fal, ndoshta jemi keqkuptuar, por se kisha në sensin e keq”, ka thënë ajo gjatë intervistës./Lajmi.net/