Greta Koçi s’ka të ndalur

Këngëtarja nga Shqipëria Greta Koçi përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, e ka paralajmëruar një hit.

ShowBiz

29/02/2016 23:33

Nën fotografinë e postuar ku shihet një mikrofon, Greta ka shkruar: “working, new hit”, njofton Klan Kosova.

Edhe pse ka pak ditë që këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re “I besova”, ajo menjëherë ka nisur punën për projekte të reja që do të jenë të gatshme shumë shpejt.

Kujtojmë dy bashkëpunimet e saj me reperin Gold Ag që dolën të jenë shumë të suksesshme dhe të pëlqyera.