Greqia tronditet sërish nga tërmetet

Një sërë tërmetesh kanë përfshirë sërish veriun e Greqinë e veriut. Tre tërmet janë ndjerë gjatë orëve të para të mëngjesit në shtetin helen.

Lajme

19/11/2016 09:37

I pari që rezulton edhe më i forti prej tyre ka qenë me magnitudë 4.7 ballë, pranë qytetit Kilkiz, 41 km në veriperëndim te Selanikut.

Sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 10 km ndaj është ndjerë shumë në të dy qytetet, në të gjithë zonën e Pellës, por edhe në një rreze mjaft të gjerë.

Pas tij janë ndjerë edhe dy tërmet më të lehtë, sipas specialistëve bëhet fjalë për vazhdimin e fenomenit, pasi edhe disa ditë më parë në të njëjtën zonë ka pasur lëkundje të fuqishme tërmeti,  më e madhja me magnitudë 4.4 ballë të shkalles Rihter.

Deri në orët e para e mëngjesit nuk ka pasur informacione për dëme në njerëz apo në materiale. Tërmeti i parë është ndjerë gjithashtu edhe në zonat jugore të Bullgarisë dhe Maqedoni.