Greqia nuk paguan këstin e qershorit: “S’kemi para”

Greqia nuk do të jetë në gjendje të paguajë këstin e borxhit FMN-së për muajin qershor.

Bota

24/05/2015 20:13

Deklarata është bërë nga ministri i brendshëm i Greqisë, Nikos Voutsis.

Në një intervistë dhënë medioas greke ai konfirmoi se kësti i radhës nuk do të paguhet pasi “paratë nuk janë të disponueshme për ta paguar”.

Kësti i katërt që duhet paguar arrin shifrën 1.6 miliard euro. Ndërkohë, ministri grek i Financave, në një intervistë për BBC është shprehur se dalja e Greqisë nga eurozona do të shënojë nisjen e fundosjes së projektit të euros.