Greqia ndërmerr aksion për evakuimin e emigrantëve

Greqia ka filluar evakuimin e mijëra emigrantëve të bllokuar në një kamp të improvizuar në Idomeni, në kufirin verior me Maqedoninë.

Bota

24/05/2016 09:08

Operacioni për evakuimin e emigrantëve ka filluar sot herët, ku sipas dëshmitarëve, automjetet policore dhe autobusët po largojnë njerëzit nga kampi, në mënyrë të organizuar.

Ndonëse janë vendosur forcat speciale të policisë, sipas zyrtarëve, nuk do të ketë përdorim të forcës apo dhunës.

Më shumë se 8 mijë njerëz kishin mbetur të bllokuar në atë kamp, pas mbylljes së kufirit të Maqedonisë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Emigrantët, kryesisht nga zonat e konfliktit në Siri, Irak dhe Afganistan, kanë refuzuar të zhvendosen nga ajo pjesë, pavarësisht kushteve të vështira që kanë pasur në tenda.