Greqi, 24 vjeçari shqiptar përfshihet në aksidentin dramatik – Lajmi.net
Greqi, 24 vjeçari shqiptar përfshihet në aksidentin dramatik
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 19:43, 12 September 2017
Një i ri shqiptar u përfshi në një aksident tragjik në Greqi, duke mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur natën e së hënës në Varkiza, teksa një automjet ka fluturuar në ajër duke u kthyer përmbys në mes të asfaltit për shkak të shpejtësisë tejet të lartë.

Përplasja ka qenë fatale për pasagjerin e mjetit, një 22 vjeçar, i cili humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 24 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ka përfunduar në spitalin e Asclepieion të Voulas.

“Protothema” shkruan se të rinjtë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Si pasojë e përplasjes së fortë, viktima ka përfunduar jashtë asfaltit pa shenja jete.

Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në zonë./OraNews

Fjalët kyçe: Greqi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Rock Wheels
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master Japan