Greizmann: Ky lojtar duhet ta fitoj Topin e Artë

Antoine Griezmann është deklaruar rreth favoritit për Topin e Artë.

Sport

09/10/2018 14:22

Sulmuesi francez ka thënë se çmimin e madh duhet ta fitoj një lojtarë që ka korrur suksese si ekipore, ashtu edhe individuale.

“Lojtari më i mirë në botë duhet të vijë nga ekipi më i mirë në botë”, tha Griezmann në një intervistë për France Football, përcjell “lajmi.net”.

“Ekzistojnë gjykime dhe mendime të ndryshme, por mendoj se një lojtar francez duhet ta fitojë Topin e Artë. Ne e kemi fituar Kupën e Botës”, ka thënë më tej francezi.

Griezmann është i nominuar për Topin e Artë, ndërsa favorizon Kylian Mbappen. /Lajmi.net/