Gratë shtatzëna që marrin paracetamol, rrisin rrezikun për autizëm tek fëmijët

Një studim nga disa studiues spanjoll, ka konstatuar se gratë shtatzëna që marrin paracetamol për arsye të ndryshme, rrisin rrezikun që tek fëmijët e tyre të pasojë autizmi.

Lifestyle

07/07/2016 10:14

Nënat që përdorim paracetamolin, për të luftuar dhembjet ka gjasa shumë të mëdha që kjo të ndikojë edhe tek fëmijët, që të kenë dhembje të herëpashershme, dhe kjo është lidhur me norma të larta në të dy gjinitë, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit kanë pyetur 2,644 nëna se sa shpesh përdorin paracetamol. E kur është vlerësuar me testet që i janë bërë, fëmijët nga nënat që i përdorin ato kanë pasur shtytje më të madhe për autizëm.

Megjithatë, Shoqata Kombëtare për Autizëm ka thënë: “Askush nuk duhet të nxjerrë përfundime të forta nga kjo. Provat gjithashtu tregojnë se autizmi përfshin edhe disa faktorë tjerë, mund të jetë gjenetikisht, apo nga zhvillimi i trurit në vazhdimësi, edhe pse ky hulumtim mund të jetë i vërtetë, nuk duhet menduar si përfundimtare”. /lajmi.net