Gratë që marrin paracetamol rrezikohen nga humbja e dëgjimit

Studiuesit analizuan rreth 62,000 gra të cilat përdornin barëra vetëm dy herë në javë dhe rreziku nga humbja e dëgjimit ishte më 13 për qind më i madh. Duke përdorur paracetamol 4 herë në javë e rritë rrezikun nga humbja e dëgjimit për 21 për qind, raporton Daily Mail. Sidoqoftë, efekti nuk ishte i njëjtë…

Lifestyle

10/03/2014 21:08

Studiuesit analizuan rreth 62,000 gra të cilat përdornin barëra vetëm dy herë në javë dhe rreziku nga humbja e dëgjimit ishte më 13 për qind më i madh.

Duke përdorur paracetamol 4 herë në javë e rritë rrezikun nga humbja e dëgjimit për 21 për qind, raporton Daily Mail.

Sidoqoftë, efekti nuk ishte i njëjtë për gratë që përdornin aspirin.

Hulumtuesit e studimit në SHBA thonë se ende nuk është e ditur lidhja që krijon paracetamoli saktësisht me shqisën e dëgjimit, dhe me shkaqet që ndodhin deri të humbja e tij.

Në studimin e fundit, të dhëna nga Spitali i Shëndetit në SHBA, u studiuan rreth 116,000 gra.Ato u pyetën se sa herë në javë ato kishin marrë paracetamol,ibuprofen ose aspirin.

Rezultatet finale treguan se ato kishin probleme shëndetësore si me peshën, humbje të vitaminave dhe të dëgjimit.

Në studim u raportua se rreth 10,000 gra ishin me humbje të dëgjimit.

“Ky studim tregoi se përdorimi ibuprofen’it ose paracetamol’it dy herë apo më shumë në javë, lidhet ngusht me rrezikun nga humbja e dëgjimit në gra dhe magnitude e shkallës së rrezikut tenton të rritet kur rritet edhe konsumimi i tyre”, tha Dr.Sharon Curhan, autor i studimit.