Gratë kurde në luftë kundër ISIS-it (Video)

Qyteti sirian Serekaniye, është vendi i fundit që kufizohet me Shtetin Islamik. Popullata me shumicë kurde është e vendosur që të luftojë militantët e ISIS-it dhe t’i ndalojë ata që ta marrin nën kontroll edhe qytetin e tyre.

Bota

13/07/2015 14:12

Njësitet për Mbrojtje të Popullit Kurd (YPG) janë formuar pasi Ushtria Siriane dështoi të neutralizojë kërcënimet nga xhihadistët, tranmseton Indeksonline.

Mes luftëtarëve, shumica janë gra të reja kurde, të cilat vullnetshëm zgjodhën që të luftojnë dhe të mbrojnë familjet e tyre nga mizoritë e ISIS-it.

Dokumentari rus në gjuhën angleze RTD ka pasur për temë  trajtimi kampin ku këto gra të guximshme trajnohen, duke sjellur para publikut përvojat e tyre me armiqtë e ISIS-it dhe mënyrë se si ato trajnohen.