Gratë irlandeze “gjejnë online pilula kundër shtatzënisë”

Studimet kanë treguar se gratë e moshave 25-35 vjeç  janë grupi më i pëlqyer në Irlandën Veriore dhe në gjithë Republikën e Irlandës për kyqje online në mjekimet për të përfunduar shtatzëninë.

Fun

17/10/2016 14:26

Nga viti 2010 deri në vitin 2015,  rreth 5,650 gra nga të dy vendet kanë pasur qasje në këtë grup.

Shumica prej tyre kanë thënë se përdorimi i pilulave ka qenë i mirë për ato, të cilat e kanë vetëm nga një fëmijë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

Abortimi në të dy vendet është legal nëse jeta e gruas vihet në rrezik. Në Irlandën Veriore, lejohet gjithashtu që të ruhet shëndeti fizik dhe mental.

Duke pasur qasje në pilulat që e ndërprejnë shtatzëninë, ose i ndihmojnë tjerët që ta bëjnë, në Irlandën Veriore mund të konsiderohet vepër penale,  e cila ka dënim burg të përjetshëm.

Protestuesit bëjnë thirrje për një referendum ku të ndryshohet ligji për abort.
Gjatë këtij muaji, kryeministri Enda Kenny  do të mbajë  një mbledhje me qytetarët për të diskutuar dhe hedhur në votim nëse ligji për abort duhet të ndryshojë.

Që nga viti 2001, numri i grave që udhëtojnë në Angli dhe Uells për të kryer abortin, ka rënë. /lajmi.net