Gratë flenë më mirë pranë qenve, nuk ua prishin gjumin

Gratë flenë më mirë pranë qenve sesa partnerët e tyre njerëzorë, sipas një studimi të botuar këtë muaj nga hulumtuesit në Kolegjin Canisius në Buffalo të Nju Jorkut.

Fun

28/11/2018 08:49

Nga 962 femrat që jetonin në SHBA të intervistuara, 55 për qind e tyre ndanë krevatin me të paktën një qen dhe 31 për qind e tyre ndanë krevatin me të paktën një mace. Studimi zbuloi se 57 përqind e grave e ndanë krevatin me një partner njerëzor.

Qeni kishte më pak gjasa të zgjonte pronarët e tyre në mes të natës sesa macet dhe njerëzit, zbuluan rezultatet, transmeton lajmi.net.

Studimi zbuloi se të dy, macet dhe njerëzit ishin po aq shqetësues për gjumin e grave dhe u ofruan atyre më pak ndjenja të rehatisë dhe sigurisë sesa qentë.

Gratë nuk janë të vetmet që raportojnë më mirë gjumë me qen , sipas një studimi të botuar vitin e kaluar.

Hulumtuesit nga Klinika Mayo në Arizonë zhvilluan një studim të 40 të rriturve të shëndetshëm, si meshkuj dhe femra, dhe gjetën se njerëzit që flinin me një qen në dhomën e gjumit bënin më shumë pushim se sa njerëzit që nuk e kishin. /Lajmi.net/