Gratë e Vetëvendosjes vizituan Preshevën

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me nënkrytaren Fatmire Kollçaku kanë vizituar sot Komunën e Preshevës, ku kanë zhvilluar takime me drejtuesit e kësaj komune.

Lajme

21/06/2016 17:00

Përfaqësueset e Vetëvendosjes po ashtu kanë vizituar maternitetin jashtëspitalor, shkruan lajmi.net.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdimisht ka bërë thirrje që Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë të përfshihen në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”.

“Çdo marrëdhënie me Serbinë do të duhej të kushtëzohej nga Kosova dhe Shqipëria me ndaljen e menjëhershme të shtypjes së shqiptarëve në këtë pjesë dhe me garantimin e të gjitha të drejtave për ta”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./lajmi.net

13494796_10153473584482000_9061971605995371627_n 13407076_10153473584337000_2265995166658715807_n 13507284_10153473584197000_2913616002178120779_n 13508840_10153473584112000_8341483544457191389_n 13494951_10153473583552000_2562408317987870848_n 13442312_10153473583472000_3778570457021425289_n