Graniti ndihet shqiptar (Foto)

Në Facebook është shtuar dhe një ikonë e re, anash së cilës shkruan dhe ‘Ndihem Shqiptar’. Nuk ka vonuar shumë, dhe Granit Xhaka e ka përdorur menjëherë këtë ikonë, të shoqëruar dhe me një fotografi.

Sport

11/11/2014 19:50

‘Ndihem shqiptar’ ka krijuar një jehonë të shpejtë dhe të gjerë, në trojet tona, ku të gjithë jemi duke e përdorur në Facebook me një shpejtësi të lartë.

Granit Xhaka i është bashkangjitur kësaj jehone, duke postuar në Facebook një fotografi me bluzë të bardhë dhe me një shqiponjë në mes të saj.

Ai gjithashtu ka zgjedhur ikonën ‘Ndihem shqiptar’, e cila shfaqet si një ikonë e lumtur. Përndryshe, Xhaka është i lënduar momentalisht dhe nuk është ftuar nga Zvicra për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2016.