Graniti mesazh Taulantit para ndeshjes së nesërme (FOTO)

Granit Xhaka i ka dërguar një mesazh vëllait të tij Taulantit, para përballjes së nesërme Shqipëri - Zvicër.

Sport

10/06/2016 22:44

Graniti i ka uruar shëndet dhe fat Taulantit, në ndeshjen e nesërme Shqipëri – Zvicër.

Futbollisti i Arsenalit shpreson që takimi i nesërm të jetë hera e fundit që ai përballet me vëllain e tij.

“Vëllai im, ti dhe unë gjithmonë kemi qëndruar së bashku, pa marrë parasysh asgjë. Nesër do të jetë hera e parë kur do të takohemi në fushë si kundërshtarë, dhe shpresoj se do të jetë e para dhe e fundit, ne do t’i tregojmë botës se edhe pse jemi kundërshtarë për 90 minuta, ne do të qëndrojmë së bashku si bëjnë vëllezërit. Një ndeshje kurrë nuk do të hyjë mes nesh, jo si shokë dhe jo si vëllezër. Të uroj shëndet dhe fat për ndeshjen e nesërme, ti je dhe gjithmonë do të jesh shembull për mua”, shkroi Graniti në mesazhin e publikuar në Facebook


Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.