Graniti: Gëzohem që një Xhaka luan për Shqipërinë

Mesfushori me origjinë kosovare i cili përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka ndihet mirë që vëllai i tij Taulanti luan për Shqipërinë.

Sport

20/10/2014 21:07

Taulant Xhaka është njëri nga lojtarët kryesor i Kombërtares Shqiptarë, ndërsa për këtë gjë ndihet shumë mirë vëllai i tij, Graniti.

“Kjo ishte një javë shumë e vështirë për mua. Vëllai im, Taulanti luan për Shqipërinë. Jam i lumtur që njëri nga Xhakat luan për Shqipërinë”, tha Graniti për Bild.

“Unë kurrë nuk do ti fsheh rrënjët e mia”, përfundoi mesfushori i skuadrës së Monchengladbach.

Graniti gjatë këtij vikendi shënoi një gol shumë të bukur për skuadrën e tij, në ndeshjen ndaj Hannoverit.