Graniti e veshë fanellën e Shqipërisë (FOTO)

Pas ndeshjes Shqipëri – Zvicër, që njëherit ishte edhe përballje mes dy vëllezërve Xhaka, Graniti e ka veshur fanellën e Taulantit.

Sport

11/06/2016 19:10

Granit Xhaka e ka veshur fanellën e Taulant Xhakës, pas ndeshjes Shqipëri – Zvicër.

Dy vëllezërit ishin në qendër të vëmendjes për gjithë kohën, pasi një përballje e tillë po ndodhte për herë të parë në Evropian.

Dhe, pas ndeshjes ata i shkëmbyen fanellat e tyre, përcjell Lajmi.net.

Në fund, Graniti fitoi 1:0 me Zvicrën, duke i rrëmbyer pikët e para.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.