Graniti e Taulanti vizitojnë skuadrën e Prishtinës

Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka kanë vendosur që të vizitojnë skuadrën e Prishtinës, edhe në këto ditë të ftohta të dimrit.

Sport

26/12/2014 15:10

Para se të fillojë seanca normale stërvite e skuadrës së Prishtinës, vëllezërit Graniti e Taulant Xhaka, vendosën që ti bëjnë një vizitë të shpejtë skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës.

Shefi i shtabit teknik të skuadrës, Bylbyl Sokoli i ka mirëpritur shumë mirë dy vëllezërit, të cilët luajnë për Monchengladbach respektivisht Baselit.

“U jemi mirënjohës përgjithmonë. Ju jeni shembull se si futbollistët tanë një ditë duan të arrijnë. Edhe pse do të doja, sikurse Taulanti, edhe Graniti të përfaqësonte Kombëtaren shqiptare, ju jeni krenaria jonë dhe ne mburremi me ju”, ishin ndër të tjera fjalët përshëndetëse të Sokolit.