Granit Xhaka surprizohet nga bashkëshortja për ditëlindje

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka sot ka festuar ditëlindjen.

ShowBiz

27/09/2018 23:20

Të shumta ishin mesazhet dhe urimet që e përcollën atë gjatë gjithë ditës nga miqtë dhe të afërmit, shkruan lajmi net.

Në mesin e tyre, nuk kishte si të mungonte bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj e cila siç duket e ka befasuar atë.

“Faleminderit për surprizën gruaja ime”, ka shkruar ai në foton e publikuar në Instagram, i cili nuk ka zbuluar se çfarë ka bërë Leonita.

Çifti shkëlqejnë të veshur në të zeza, të cilët duken më të dashuruar se kurrë pranë njëri-tjetrit.  Vlen të ceket se ata u martuan verën e kaluar e që tani shijojnë çdo moment të jetës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BoPlgXeFzkS/?hl=en&taken-by=granitxhaka