Granit Xhaka dhe Leonita sot festojnë përvjetorin e parë të martesës

Për Granit Xhakën data 3 korrik është dita që nuk do ta harrojë kurrë.

ShowBiz

03/07/2018 11:06

Kjo ngase, çifti me këtë datë kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi.net.

Andaj, sot, në ditën kur Granit Xhaka do të luajë në ndeshjen kundër Suedisë, e cila zhvillohet në kuadër të Kampionatit Botëror, çifti festojnë përvjetorin e parë të martesës.

Kujtojmë që, goli i Granit Xhakës dhënë kundër Serbisë dhe festimi i po atij goli me simbolin e shqiponjës, vazhdon të jetë shumë i komentuar. /Lajmi.net/