Granit Xhaka darkë romantike me gruan, Leonita shfaqet e veshur kuq e zi

Granit Xhaka dhe gruaja e tij Leonita mbrëmë e kanë kaluar një natë romantike.

ShowBiz

27/11/2018 17:40

Çifti Granit dhe Leonita Xhaka, natën e mbrëmshme kanë darkuar jashtë shtëpisë, ndërsa ishte gruaja e futbollistit shqiptar ajo e cila e ka publikuar sot një foto në Instagram, shkruan lajmi.net.

Duke qenë se jemi në prag të 28 Nëntorit veshja e saj ka rënë shumë në sy.

Leonita ka zgjedhur t’i kombinoi ngjyrat kuq e zi dhe ky detaj nuk u ka ikur ndjekësve të cilët e kanë komplimentuar.

Graniti dhe Leonita janë ndër çiftet që komentohen shumë në media e publik, mirëpo asnjëherë nuk u është lakuar emri për diçka negative./Lajmi.net/