Grafiti për zgjedhjen e Thaçi presidentit

Pas një sërë grafitesh për Hashim Thaçin në Skenderaj dhe Drenas, tani është shfaqur edhe një në Pejë. Kur po zhvillohej seanca solemne për zgjedhjen e Thaçit President, brenda Kuvendit u hodh gaz lotsjellës kurse jashtë protesta e opozitës eskaloi. Për këtë, një qytetar i Pejës po e feston zgjedhjen e Thaçit president me maskë në fytyrë.

Lajme

27/02/2016 11:39

Personazhi në grafit është duke mbajtur në duar një pankartë me figurën e Thaçit me mbishkrimin “President”.

Sipas atij që e ka dërguar fotografinë në redaksinë e Gazetës Express thotë se Peja po e uron Thaçin për President.

Hashim Thaçi është zgjedhur në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës me 71 vota për derisa kundërkandidati Rafet Rama s’e ka marrë asnjë votë. 10 vota ishin të pavlefshme.