Grafite të ISIS-it në veri të Kosovës

Në disa shtëpi të serbëve në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të Mitrovicës, në fundjavë janë shkruar grafite të “Shtetit Islamik” – ISIS.

Lajme

01/12/2015 07:58

Më të dukshme, ato janë në afërsi të objektit të “Telekom”-it. Këto grafie kanë tmerruar serbët e veriut të Mitrovicës, të cilët shprehen të shqetësuar dhe të frikësuar për sigurinë e tyre.

Dragica Bashçvareviq, rreth të 50-ve, i ka thënë gazetës të shtunën, se siguria e qytetarëve të veriut të Mitrovicës është gjithnjë e më e rrezikuar, ndërsa mbishkrimet ISIS në mure dhe në dyer të shtëpive të tyre vetëm sa e dëshmojnë frikën dhe shqetësimin që kanë.

“Gjithnjë e më shumë jemi të rrezikuar. Ekstremistët e ISIS-it janë gjithnjë e më prezentë në mjediset tona. Thjesht, frikohemi se ata mund të na sulmojnë. Nuk jemi të rrezikuar vetëm ne serbët, por edhe të tjerët”, ka thënë ajo.

Policia në veri të Mitrovicës ka shtuar praninë e saj në këtë pjesë të Mitrovicës së Veriut.

“Policia i ka regjistruar rreth dhjetë raste të tilla, ka incizuar dhe ka fotografuar të gjitha mbishkrimet. Ajo çka mund të themi është se ato janë shkruar me sprej të njëjtë, kryesisht në shtëpi të serbëve. Policia është duke punuar në këto raste”, ka thënë Zhelko Bojiq, shef i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, duke u prononcuar për portalin “Kossev” në veri.

auto_yu1448952605 auto_htr1448952600