Grafite ku sulmohen liderët opozitarë (Foto)

Janë shfaqur grafite të reja në kryeqytet, ku shihen përfaqësuesit e partive opozitare me një mbishkrim të njëjtë “ pse ky po, unë jo”.

Lajme

24/02/2016 11:21

Në përshkrimin e fotove të dërguara disa mediave shkruan se ky aksion ka për qëllim që të tregohet egoja e vërtetë e 3 liderëve opozitar. “Qyteti i dëshpëruar” thotë opozita është duke bllokuar sheshet për festa dhe kërkojnë që në Prishtinë të jetohet jeta, transmeton Express.

a

“Ky aksion ka për qellim qe te tregohet ego e vërtet e 3 liderëve opozitar të cilët janë duke shkatërruar cdo gjë, duke përfshi edhe përditshmërinë tone duke bllokuar festë e sheshe vetëm e vetëm sepse një njeri si Hashim Thaçi do te kandidoj për president”, thuhet në reagim.

aaa

“Nuk ka rendësi kush zgjidhet a çka do të bëhet por me rëndësi është që në Prishtinë të jetohet jeta e jo protesta. Me respekt, qytetari i dëshpëruar i Prishtines”, thuhet në njoftimin e  dërguar.