Grabovcit iu djeg vetura me benzinë, qytetarët e fikën zjarrin (Foto)
(I plotësuar) Indeksonline ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku vetura e Adem Grabovcit ka pësuar dëme nga djegia me benzinë, siç shihet edhe në foto.
Lajme
Kjo ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, derisa kanë qenë qytetarët që kanë intervenuar dhe i kanë shuar flakët.
…
Deputeti nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci, e ka konfirmuar për lajmi.net se i është djegur vetura.
Ai nuk ka pranuar të komentojë se kush mund t’ia ketë djegur veturën. Grabovci ka treguar se lajmin e ka marr nga fqinjët, raporton lajmi.net
“Ju garantoj se nuk kam asnjë armiqësi me askënd”, ka deklaruar Grabovi.
Pak ditë me parë veturat i janë djegur edhe bashkëshorteve të ministrit Memli Krasniqi dhe zv.ministrit Bajram Gecaj. /lajmi.net