Grabovci: Thaçi gjithmonë ka luftuar për këtë vend

Pas një fjalimi që mbajti deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, i cili tha se Thaçi nuk meriton të jetë presidenti i vendit, u kundërpërgjigj shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili tha ase, Thaçi është personi që ka luftuar gjithmonë për këtë vend dhe është kandidati më i domosdoshëm për President.

Lajme

26/02/2016 13:35

Ai, kundërshtoi Haradinajn për demarkacionin me Malin e Zi që pretendohet nga opozita se i është falur tokë Malit të Zi.

Grabovci, tha dhe njëherë se asnjë pëllëmbë tokë nuk do t’i falet Malit të Zi.

Kërkoi nga ana e opozitës që mos të shkaktojnë dhunë dhe të kthehen në Kuvendin e Kosovës për të debatuar. Sipas Grabovcit vetëm Kuvendi i Kosovës është vendi ku duhet të debatohet.