Grabovci: Opozita po bën veprime të nivelit më të ultë

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka se thënë veprimet që po ndodhin në Kuvend janë të nivelit më të ultë, pasi me këto veprime sipas tij, po shkatërrohet shteti i Kosovës.

Lajme

24/10/2015 00:22

Ai tha se kanë bërë përpjekje që t’i përdorin të gjitha format e mundshme në mënyrë që të bëhet dialog dhe ka bërë përsëri thirrje që të bëhen bashkë dhe të debatojnë për marrëveshjet, raporton lajmi.net.

“Kurrë në jetën time skam mendu që pas kaq vitesh e shumë përpjekjeve të vie puna që të ndodhin gjëra të tilla dhe të tentohet të shkatërrohet shteti që e kemi ndërtuar me shume mund. Këto forma jo që janë të papranueshme por janë të nivelit më të ultë”, tha ai.

“Edhe tash po i them ejani për dialog të debatojmë dhe ti vlerësojmë ato marrëveshje nëse ka shkelje”.

Ai tha se Qeveria kurrë s’do merr vendim që bien ndesh me interesat e qytetarëve të Kosovës./lajmi.net.