Grabovci: Është herët të bisedohet për zgjedhje

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për të biseduar në një tavolinë të përbashkët për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Lajme

27/01/2016 08:23

Ai ka thënë se tek në verën e vitit 2018, mund të bisedohet ndërmjet pozitës dhe opozitës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare.

Sipas Grabovcit, opozita do ta vazhdojë kërkesën për zgjedhje të parakohshme deri në vitin 2022 nëse nuk ndalet t’i vlerësojë veprimet dhe angazhimet e veta.

Ai për ‘Epokën e Re’ ka thënë se koalicioni PDK-LDK është stabil dhe do ta çojë deri në fund mandatin qeverisës.

Grabovci është i bindur se Hashim Thaçi do të bëhet President i vendit.