Grabitje në Tiranë, e rrahin dhe ia marrin 10 mijë euro

Ka qenë ora 07;05 e mëngjesit, kur disa persona me maska goditën me grushte shtetasin me inicialet A. D. për t'i marrë 10 mijë euro, në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.

Lajme

17/02/2016 09:48

Dyshohet se autorët janë larguar me një makinë tip “Golf”.

Shtetasi A. D. ndodhej në rrugën “Ali Baushi” në banesën e shtetasit E. T. për të tërhequr 10 mijë euro, të cilat ia kishte dhënë borxh para disa kohësh.

Pak caste, pasi ka dalë nga banesa e shtetasit E. T., personat e maskuar i kanë marrë paratë me dhunë.

Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli, si dhe është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit që dyshohet se kanë lëvizur autorët.