Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Prishtinë

Rreth orës 16:00 është grabitur një argjendari në lagjen Dardania të Prishtinës.

Lajme

19/03/2018 17:38

Të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kanë arritur të grabisin një sasi të stolive.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia aktualisht po merret me detaje tjera për rastin.

“Rreth ores 16:00 kemi pranuar informatën për një grabitje në rrugën Bill Klinton, saktësisht në një argjendari ku persona te dyshuar neë kërcënimin e armëve, kanë arritur të grabisin një sasi te arit. Njesitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/