Grabitje me armë, autorët e maskuar plagosin djalin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Dibër, ndërsa policia ende nuk ka dhënë informacione në lidhje me të.

Lajme

15/07/2018 16:20

Grabitja me armë, ku ka mbetur i plagosur një i ri ka ndodhur mbrëmë në Brezhdan, Peshkopi,

3 autorë me maska kanë hyrë në banesën e shtetasit Abdurrahman Selishta, ku kanë vjedhur 2 milion lekë dhe kanë plagosur me armë djalin e tij, Arsen Selishta dhe janë larguar.

Mësohet se djali ka tentuar të neutralizoj autorët e grabitjes, por ata e kanë qëlluar me automatik.