Grabitje e armatosur në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për nja grabitje të armatosur.

Lajme

26/06/2018 12:44

Nga Policia e Kosovës bëhet  e ditur se tre të dyshuar të maskuar kanë kryer veprën e lartëcekur.

Sipas dy dëshmitarëve meshkuj, punëtorë sigurimi, posa kishin dëgjuar alarmin ishin afruar te lokali dhe aty kishin hasur në persona të dyshuar, ku njëri prej tyre ua kishte drejtuar armën.

Të dyshuarit kanë vjedhur një televizor dhe cigare të llojeve të ndryshme.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes./Lajmi.net/