Grabitje e armatosur në Pejë

Dy persona me maska kanë kryer një grabitje në një lokal të lojrave të fatit në Pejë. Pasi plagosin një qytetar, dy të dyshuarit i marrin atij një shumë të konsiderueshme parash dhe largohen nga vendi i ngjarjes kembë në drejtim të pa njohur.

Lajme

30/12/2013 12:23

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës, ku si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri ka mbetur i plagosur një qytetar.

Ngjarja konfirmohet nga Policia e Kosovës, Stacioni në Pejë.

“Rreth orës 02:00 të datës 29.12.2013, është njoftuar se në rr.‘Naum Veqilhargji’ në Pejë, në një lokal të lojrave të fatit dy persona të maskuar kanë kryer grabitje të armatosur’.

‘Menjëherë vendit të këtij rasti i janë përgjigjur njësite policore të cilët kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme’.

‘Të dyshuarit, në momentin kur viktima shtetasi boshnjak i Kosovës I.H. (1966) ju ka afruar njerit nga ata, i dyshuari ka shtënë me armë automatike AK- 47 në drejtim të viktimës, me ç’rast e qëllon me dy plumba , njerin në këmbë dhe tjetëri në pjesën e barkut’.

‘Pasi që e plagosin viktimën, dy te dyshuarit nga xhepi i marrin një shumë të konsiderueshme parash dhe largohen nga vendi i ngjarjes kembë në drejtim të pa njohur’.

‘Viktima është transportuar drejt emergjencës së spitalit rajonal Pejë. I njëjti është trajtuar dhe operuar nga ekipi mjekësor, të cilët kanë vlerësuar se për momentin është jashtë rrezikut për jetë ‘.

‘Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale së bashku me krim teknikën, dhe është njoftuar prokurori i shtetit’.

‘Menjëherë njësite policore janë vënë në kërkim për kapjen e të dyshuarve të mundshëm te ketij rasti, dhe hetuesit rajonal në kordimim të plotë me prokurorin e shtetit, janë duke punuar intenzivisht për të identifikuar e arrestuar të  njëjtit’.